Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lehtësohet kalimi kufitar Shqipëri–Maqedonia e Veriut, hiqen kontrollet e dyfishta

GD
Gazeta Demos19 qershor 2026 në 20:14
Lehtësohet kalimi kufitar Shqipëri–Maqedonia e Veriut, hiqen kontrollet e dyfishta

Shqipëria e Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshjen që synon lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve e mjeteve në pikat e përbashkëta kufitare.

Marrëveshja parashikon që në pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës, Tushemishtit dhe Goricës, qytetarët dhe automjetet të kalojnë vetëm një kontroll të përbashkët, duke shmangur procedurat e dyfishta dhe pritjet e gjata që janë kthyer në një problem të përvitshëm gjatë sezonit veror.

Sipas autoriteteve, marrëveshja pritet të hyjë në fuqi sapo të miratohet edhe nga pala shqiptare, duke krijuar një model të ngjashëm me atë që funksionon aktualisht në kufirin Shqipëri-Kosovë. Paralelisht me këtë proces, autoritetet vendore të Pogradecit dhe Strugës po avancojnë edhe projektin për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave nëpërmjet Liqenit të Ohrit, një nismë që synon të afrojë më tej dy brigjet dhe të krijojë paketa të përbashkëta turistike.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, përmes pikës kufitare të Qafë Thanës janë përpunuar mbi 2.2 milion udhëtarë, ndërsa gjatë muajve të verës radha e automjeteve ka arritur shpesh disa kilometra.

Më shumë nga Lajme

  • 11:42“Jo në emrin tim”, Komuna e Skenderajt miraton Deklaratë kundër Speciales
  • 11:40Qytetari e gjen kuletën me mbi 1400 euro dhe e dorëzon në polici
  • 11:37Kërcënohet publikisht Ramush Haradinaj: Profili rus paralajmëron sulm ndaj familjes së tij
  • 11:07Pejë: Raportohet një rast i dhunimit, intervistohet i dyshuari
  • 10:42SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen për KFOR-in: Do të ndihmojmë në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe rajon