Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lekaj-Përljaskaj: Zagrebi e sheh Gjykatën e Hagës si politike

GD
Gazeta Demos5 korrik 2026 në 18:00
Lekaj-Përljaskaj: Zagrebi e sheh Gjykatën e Hagës si politike

Sot në Zarë të Kroacisë po mbahet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Aty pritet të marrin pjesë mijëra protestues të cilët shprehin pakënaqësinë lidhur me punën e Speciales.

Ndërkaq rreth kësaj u diskutua me Ermina Lekaj-Përljaskaj.

Ajo në Info Magazine në Klan Kosova tha se nga Zagrebi zyrtar e sheh Gjykatën Speciale si politike.

“Këtë mund ta dëshmojmë gjatë bisedimeve me eurodeputetët kroatë të cilat i kam pasur para një muaj, të cilët na kanë dhënë një mbështetje të hapur dhe shpresoj që së shpejti edhe ata do të dalin me një deklaratë. Shumë shpesh jam në kontakt me europarlamentarin Ivo Davor Shtir, zotin Resnev dhe Picula me të cilët bisedojmë për këtë temë që është shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës”, u shpreh ajo. “Mund të them që gjatë Forumit Ekonomik që është mbajtur në Dubrovnik, vet ministri i Jashtëm i Kroacisë i ka thënë ministrit të Jashtëm të Kosovës që “ju nuk kini nevojë të trokitni në dyert tona sepse dyert tona janë të hapura”, theksoi Përljaskaj.

Tutje, ish-deputetja në Parlamentin e Kroacisë, tha se eurodeputetët kroatë kanë qasje pozitive ndaj ish-krerëve të UÇK-së duke shpresuar se ata do të lirohen.

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 23:33Kuçi ngre shqetësimin për fëmijën e Arlindës: Djali i kidnapuar - familja Zekaj pa mbrojtje
  • 23:32Latifi: Talebanët shqipfolës janë të fundit që mund të flasin për të drejtat e grave
  • 23:25Arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro
  • 22:58Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
  • 22:50Vrasja e Arlindës, VV: 8 gra dhe 9 burra të vrarë sivjet dëshmojnë peshën e rëndë të dhunës vrasëse në shoqërinë tonë