Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e asksidentit të ndodhur sot rreth orës 06:00 në autostradën në drejtimin Prishtinë – Prizren, pasi një cisternë e naftës u vetaksidentua.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi

“Rreth orës 06:00, në kilometrin 24 të autostradës, drejtimi Prishtinë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë një kamion (vetaksident). Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia e ka trajtuar aksidentin”, ka thënë Krasniqi.