Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët për ta mbajtur qytetin të pastër e të shëndetshëm.
“Sot ekipet tona kanë dalë në terren për të pastruar mbeturinat vëllimore dhe ndërtimore që po lihen nga qytetarët në hapësirat publike dhe pranë kontejnerëve. Me rritjen e përditshme të nevojave të familjeve dhe bizneseve në Prishtinë, është e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes dhe përgjegjësi. Ju lusim për bashkëpunim. Bashkë e mbajmë qytetin të pastër dhe të shëndetshëm”.