Në Gjakovë është mbajtur Kuvendi i IV-të Zgjedhor i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), ku në krye të partisë është zgjedhur Artan Berisha.
Lajmin e ka bërë të ditur Veton Berisha, i cili përmes një postimi ka njoftuar se delegatët kanë zgjedhur kryetarin e ri dhe kanë miratuar strukturat e reja drejtuese të partisë, shkruan Indeksonline.
Berisha ka marrë nga delegatët titullin “Kryetar Nderi”, ndërsa ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e tij në PLE si zëvendëskryetar për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.


