Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Letër prekëse nga familja e Liridona Ademajt: Ajo nuk kthehet më, do kërkojmë kujdestarinë e fëmijëve

GD
Gazeta Demos24 prill 2026 në 21:50
Letër prekëse nga familja e Liridona Ademajt: Ajo nuk kthehet më, do kërkojmë kujdestarinë e fëmijëve

Familja e së ndjerës Liridona Ademaj ka dërguar një letër në programin “Goca dhe Gra” të TopChannel, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar autorët e vrasjes së saj me burgim të përjetshëm, Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim.

Në letër, siç raporton TopChannel , familja e Liridonës shpreh falënderime për mbështetjen e të gjithëve, teksa tregojnë se ky vendim i lehtëson sado pak dhimbjen.

Sa i përket dy djemve të mitur të Liridonës, familja shprehet se do të kërkojnë kujdestarinë e tyre, sipas kushteve që duhet.

“Pas vendimit të Gjykatës, ne si familje ndihemi të lehtësuar pasi që është kulmuar një procedurë penale me një vendim gjyqësor, e nuk kanë ngelur vetëm në ndërgjegjen e popullit dhe vetëm në dënimin që kanë marrë nga qytetarët. Dënimi që kanë marrë Gjykata ka qenë me lartësinë maksimale, që njeh Kodi Penal i Republikës së Kosovës”.

“Liridona nuk kthehet për familjen Ademaj, e as për fëmijët e Liridonës, dhe as për ata që e kanë njohur si grua të fortë, punëtore, e mbi të gjitha si një person që ka sakrifikuar gjithçka për familjen. Ky vendim flladit zemrat e familjes dhe në të ardhmen, për fëmijët e Liridonës do të jenë dokumentet bazë dhe konfirmim i të vërtetës që ka ndodhur për fatkeqësinë e nënës së tyre”.

“Fëmijët nuk do të kenë arsye të brengosen për vendosjen e drejtësisë lidhur me nënën e tyre, pasi që dikush i ndërgjegjshëm dhe profesional ka vendosur denjësisht ndaj kryesit të vrasjes së nënës së tyre”.

“Familja e Liridonës do të bëjnë kërkesë autoriteteve suedeze që të marrim kujdesin e fëmijëve qoftë në Republikën e Kosovës apo edhe në ndonjërin nga shtetet e Bashkimit Evropian ashtu siç shteti suedez mund të pranojë një kërkesë të tillë” , thuhet në letrën e dërguar nga familja e Liridonës.

Më shumë nga Lajme

  • 16:04Von der Leyen e ndan në “X” mesazhin kryesor që e la teksa fliste në konferencë me Kurtin
  • 16:03I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, PSRK ngrit aktakuzë ndaj Naser Hafizit zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit
  • 15:38“Unë jam veç një çlirimtar”, gruaja e Jakup Krasniqit me mesazh të fuqishëm nga protesta
  • 15:38I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit
  • 15:30Gucati: Kauza jonë është që ata të dalin të lirë sa më shpejt