Një paciente nga rajoni i Prizrenit, e cila ishte duke u trajtuar në Klinikën e Onkologjisë, vdiq në muajin tetor të këtij viti.
Ajo vuante nga kanceri i gjirit.
Menjëherë pas vdekjes, organizata “Renesansa” reagoi në rrjetet sociale duke pretenduar se ajo vdiq në mungesë të barit “Palbociclib”.
Siç pretendonte Violeta Pirana, mungesën e barit me të cilin trajtohej pacientja nga rajoni i Prizrenit e kishte adresuar gjatë muajit qershor te ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe te Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).
“Ka qenë rasti me këtë zonjën që vdiq. Unë qëndroj pas asaj (deklaratës që pacientja ka vdekur në mungesë të barit), sepse ajo pas dy muajve…, unë i kam dërguar letra edhe ministrit, QKUK-së dhe drejtorit të Onkologjisë që mungon bari (Palbociclib)” – ka deklaruar Violeta Pirana nga “Renesansa”.
Vetë pacientja që vdiq në muajin tetor, e cila ishte duke u trajtuar me barin “Palbociclib”, u kishte dërguar shkresë përmes e-mailit ministrit Arben Vitia, Ministrisë së Shëndetësisë në e-mailin zyrtar, drejtorit të QKUK-së, Mentor Zejnullahu, dhe drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

