Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ligje të rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit

GD
Gazeta Demos3 tetor 2026 në 23:47
Ligje të rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit

Zgjedhja e presidentit po ngushtohet, projektligje të rëndësishme që prekin jetën e qytetarëve kanë mbetur pa u miratuar.

Në rast se nuk ka zgjidhje politike, këto çështje do të mbesin pezull edhe më tej. Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, thotë se ligjet do të trajtohen së shpejti në parlament.

Ndërsa, njohësit e fushës kërkojnë që ligji për ndarjet buxhetore, ligjet që janë të nevojshme për Planin e Rritjes, marrëveshjet ndërkombëtare si dhe ai për Dhomat e Specializuara të trajtohen para 6 tetorit, shkruan RTK.

Kur Kosova po i afrohet afatit të fundit për zgjedhjen e presidentit, në Kuvend kanë mbetur pa u miratuar një varg projektligjesh dhe marrëveshjesh ndërkombëtare me rëndësi për vendin.

Njohësit e fushës kërkojnë që para 6 tetorit të trajtohen çështjet që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi, financa dhe përmbushjen e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

E pyetur për këtë, ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se projektligjet do të trajtohen së shpejti në parlament.

Mes ligjeve, ai për ndarjet buxhetore, ligjet për Planin e Rritjes si dhe marrëveshjet ndërkombëtare, kërkohet që të trajtohen më së largu në fillim të javës së ardhshme.

E në listën e çështjeve që po kërkohet vëmendje është edhe projektligji për Dhomat e Specializuara.

“Do të duhej që disa çështje kryesore të shkonin përpara. Veçanërisht ligjet që lidhen me Planin e Rritjes, ligji për ndarjet buxhetore, dy-tri ligje që mund të lidhen me ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare. Do të duhej t’i kushtohej kujdes të veçantë edhe projektligjit për Dhomat e Specializuara”, tha Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD.

Por për miratimin e disa prej këtyre ligjeve, nevojiten edhe votat e opozitës.

Për ekspertët, një krizë e re politike nuk nënkupton vetëm zgjedhje të reja, por edhe ngadalësim të reformave, vonesa në miratimin e ligjeve që prekin jetën e qytetarëve e humbje të miliona eurove

kërkohettetorittrajtohen

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Ish-deputeti i Vetëvendosjes emërohet ambasador i ri i Kosovës në Japoni
  • 23:16Shqipëria pritet të mbyllë së shpejti edhe 5 kapituj të tjerë
  • 22:56Haliti për presidenten Shiroka-Pula: E kam dost, propozimi i saj ishte diskutuar dy javë më herët
  • 22:54Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim
  • 22:45Ambasadorja e Izraelit kritike ndaj veprimeve të futbollistëve kosovarë gjatë ndeshjes: Sporti jashtë politikës