Tash e nëntë muaj ende nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, thotë se kjo ka ndodhur për shkak se nuk është arrit një marrëveshje politike mes partisë fituese dhe atyre të ish-opozitës.
Limaj thotë se për zhbllokimin e ngërçit Nisma ka qenë e hapur qysh në fillim të procesit, ani pse votat nuk i kanë të mjaftueshme.
“Fuqia e Nismës është kjo që është. Ne nuk kemi dashur të dalim në anën bllokuese ndaj krejt këtij procesi. Kemi ofruar një mundësi me kapacitetet tona. Kemi dhënë mundësinë për zhbllokimin e situatës që Kosova të ketë institucione. Por, siç e dini votat e Nismës janë të pamjaftueshme për ta bërë një hap të zhbllokimit”, deklaroi ai në në Tëvë1.
Limaj tha se bllokimi i Kuvendit është bërë qëllimshëm nga shumica dhe fajtorë lë çdo deputet.
