Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lipjani nderon vlerat e luftës, vendoset në Krojmir gurthemeli i Muzeut të Veteranëve të UÇK-së

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 12:45
Lipjani nderon vlerat e luftës, vendoset në Krojmir gurthemeli i Muzeut të Veteranëve të UÇK-së

Komuna e Lipjanit ka nderuar vlerat e luftës, duke vendosur sot gurthemelin për Muzeun e Veteranëve të UÇK-së në Krojmir.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, i cili tha se ky objekt i dedikohet vlerave dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të shërbejë si muze për veteranët dhe invalidët e luftës.

“Sot me plot krenari e mirënjohje, po vendosim gurthemelin e Muzeut të Veteranëve të UÇK-së në Krojmir.

Ky objekt i dedikohet vlerave dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të shërbejë si muze për veteranët dhe invalidët e luftës, një hapësirë për ruajtjen dhe përkujdesjen ndaj kujtesës sonë historike.

Kemi detyrim moral dhe institucional që lufta për çlirimin e vendit dhe përpjekjet e bijve e bijave më të mira të këtij vendi të memorohen dhe të dokumentohen, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra konkrete.

Përmes këtij muzeu, do t’u përcjellim gjeneratave të reja të vërtetën historike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e mbajtur gjallë kujtimin dhe krenarinë tonë kombëtare”, tha Ahmeti.

Më shumë nga Lajme

  • 07:28Mot me diell, ky është parashikimi për sot
  • 23:57Konjufca -Gjuriqit në KS të OKB: Si mund të jemi ekstremistë kur kemi zgjedhur një presidente të fesë katolike
  • 23:07Lassen: Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
  • 22:58Kabashi i LDK-së për VV-në: Ramës i thonë “tik-tak” në Facebook, por i ikin në debat
  • 22:56Njësia e Krimeve Ekonomike kryen bastisje në Leposaviq, sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente