Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

GD
Gazeta Demos28 janar 2026 në 14:45
“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka vizituar sot Gjakovën, ku, përveç takimeve të shumta me qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, është pritur në takim edhe nga kryetari i komunës, Ardian Gjini.

Gjatë takimit, sipas njoftimit zyrtar të platformës, Hoxha e njoftoi Gjinin me misionin e platformës “Liria ka Emër” dhe me aktivitetet në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Gjini shprehu mbështetje të plotë për këtë iniciativë qytetare dhe u bëri thirrje qytetarëve të Gjakovës dhe mbarë Kosovës që të marrin pjesë në marsh.

“Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe larg çdo ndikimi politik. Marshi ‘Drejtësi, jo politikë’ është një thirrje e drejtë qytetare dhe i ftoj qytetarët e Gjakovës, por edhe të gjithë Kosovën, që më 17 shkurt të jenë pjesë e këtij marshimi paqësor për drejtësi të vërtetë”, ka thënë Gjini.

Nga ana e saj, Hoxha, vlerësoi mbështetjen e dhënë nga kryetari i Gjakovës.

Më shumë nga Lajme

  • 21:42Ganimete Musliu reagon për dështimin e konkursit për Bordin e RTK-së: Asnjë kandidat shqiptar nuk u paraqit në intervistë
  • 21:41Çitaku paralajmëron edhe iniciativa të tjera në betejën në Apel
  • 21:40Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë
  • 21:39Çitaku tregon se a është siguruar financimi për betejën në Apel
  • 21:39Rrahmani: Punën e parë që e ka bërë Kurti, ishte nënçmimi dhe delegjitimimin e ndryshim-ligjit për Specialen