Ata u pritën nga bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi, e shoqëruar nga djali dhe vajza, dhe zhvilluan një takim solidarizues me familjen. Gjatë vizitës, përfaqësuesit riafirmuan besimin e tyre se lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e drejtë dhe e pastër.
Platforma informoi familjen Selimi për mobilizimin qytetar dhe për marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, si shprehje e mbështetjes popullore për çlirimtarët që po përballen me procesin në Hagë.
