Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lirim Mehmetaj i reagon Fatos Gecit: S'mund ta dërgosh askënd në Polici për opinione, ka marrë fund ajo kohë

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 13:53
Lirim Mehmetaj i reagon Fatos Gecit

Gazetari Lirim Mehmetaj i ka reaguar deputetit të grupit parlamentar të VV-së, Fatos Gecit, pas postimit lidhur me denoncimin që e ka bërë ndaj tij, për të cilin pretendon se nuk është trajtuar siç duhet nga organet e rendit.

Mehmetaj iu përgjigj atij po ashtu përmes Facebook-ut, duke thënë se Geci ka shkuar në Polici vetëm pasi rasti mes tyre i ka marrë përmasat e mëdha.

"Deputeti i pushtetit Fatos Geci paska shkruar se është ankuar për mua në polici, duke dashur kështu të tregojë se ai i përcjellë rrugët institucionale për të zgjidhur problemet.

Sikur të ishte kështu, nuk do të dërgonte familjarë në zyrën time, madje edhe po të donin ata do t’i ndalonte ky duke iu treguar se këto punë zgjidhen përmes rrugëve institucionale.

E vërteta është se ai ka shkuar në polici vetëm pasi ngjarja i ka marrë përmasat që i ka marrë, duke treguar kështu se ai nuk e respekton as shtetin që vetë partia e tij e udhëheqë."

Megjithatë, gazetari u shpreh se nuk mund të denoncohet askush për opinione, duke shtuar se koha kur njerëzit janë dërguar në burg për qëndrime personale, tashmë ka marrë fund. "

"Përndryshe, nuk mund ta dërgosh askë në polici për opinione. Në shtete demokratike të paktën jo. Njëjtë siç nuk mund ta dërgojë askush Fatos Gecin në polici për atë që ka thënë ai.

Nëse ai beson se ka elemente të shpifjes, apo fyerjes në postimin tim, mund të më paditë për shpifje e fyerje dhe ballafaqohemi në gjykatë.

Koha kur njerëzit dërgohen në burg për opinione ka marrë fund dhe nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që ajo kohë të rikthehet prapë."

fatospolicilirim

Të ngjashme

Fatos Geci ankohet për rastin e denoncimit ndaj Lirim Mehmetajt, i drejtohet kryeprokurorit

Fatos Geci ankohet për rastin e denoncimit ndaj Lirim Mehmetajt, i drejtohet kryeprokurorit

14:12
AGK dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt, kërkon garanci për sigurinë e tij dhe të familjes

AGK dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt, kërkon garanci për sigurinë e tij dhe të familjes

13:11

Më shumë nga Lajme

  • 15:27“Pak është plumbi për të, rroftë Kurti”-Del para gjykatës personi që kanosi me vrasje Vjosa Osmanin
  • 15:26Aleanca mbledh strukturat e saj, shpaloset strategjia për zhvillimin e Kosovës
  • 15:15Blerim Isufaj ankohet në Supreme pasi KPK e shkarkoi nga pozita e Kryeprokurorit të PSRK’së
  • 14:59AGK-ja alarmohet për licencimin e Radio Policisë: Rrezik për përhapjen e narrativave partiake
  • 14:49Tensione në Rrugën e Durrësit, të rinjtë tentojnë të thyejnë derën dhe xhamat e një banke