Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lirohen dy serbët që u arrestuan në Koshare, nga Policia japin detaje

GD
Gazeta Demos27 shtator 2025 në 11:50
Lirohen dy serbët që u arrestuan në Koshare, nga Policia japin detaje

GazetaDemos dje ka raportuar ekskluzivisht se Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia pë Reagim të Shpejtë NJ.R.SH e Policisë kufitare në Ponashec, ka arrestuar dy serbë në Koshare.

Të arrestuarit, babai dhe djali i tij i cili është edhe ushtar aktiv në Serbi, kanë hyrë nga pika kufitare në Kullë. Të njëjtit fillimisht kanë qenë në Manastirin e Deçanit dhe më pas kanë vazhduar rrugën për në Koshare.

Gjatë kontrollit janë gjetur uniforma, simbole nacionaliste, emblema të ndryshme të Serbisë dhe iu është konfiskuar edhe vetura me të cilën po lëviznin.

Për rastin sot ka dhënë detaje zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se dy të lartëcekurit janë liruar pas shoqërimit në Stacionin Policor.

Lirimi i tyre, sipas Elezajt vjen pas verifikimit të plotë dhe pasi nuk është gjetur ndonjë element i ndonjë shkelje ligjore.

“Mbrëmë, në Koshare, njësitë policore kanë ndaluar për verifikim dy shtetas të Serbisë. Personat e ndaluar janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku janë kryer procedurat e nevojshme. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit dhe verifikimit të plotë, dhe pasi nuk është gjetur ndonjë element i ndonjë shkelje ligjore të njëjti janë liruar”, tha Elezaj.

Më shumë nga Lajme

  • 09:57Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin
  • 09:56Për 24 orë: 35 vatra zjarri në Shqipëri, pesë mbeten ende aktive
  • 09:42Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Han të Elezit, tre persona ikin nga kamioni
  • 09:40Dyshohet se burri e shtyu gruan nga shkallët pas një konflikti në Hajvali
  • 09:16Dalin çmimet, nafta shtrenjtohet për 1 cent