Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lirohet nga arresti shtëpiak dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi

GD
Gazeta Demos7 korrik 2025 në 13:05
Lirohet nga arresti shtëpiak dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka fituar lirinë. Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për t’i hequr masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Jamarbër Malltezi, i cili është marrë i pandehur për dosjen “Partizani”, është liruar kundrejt garancisë pasurore.

“U hoq masa e arrestit me garanci pasurore, ka mbi 20 muaj që kjo ishte një farsë politike, një urdhër politik. Nuk kemi të bëjmë me shtet ligjor, por që sulmon armiqtë e PS-së”, deklaroi pas daljes nga GJKKO.

Dhëndri i ish-kryeministrit u arrestua në 22 Tetor 2023 me kërkesë të SPAK, por Apeli i GJKKO me një vendim të datës 21 Nëntor 2023 caktoi masën “arrest shtëpie” ndaj tij.

Ndërkohë magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

Kjo e fundit kërkoi dorëheqjen nga çështja për konflikt interesi pasi është e afërme e ish-deputetes demokrate, Andia Ulliri, por u rrëzua.

Të pandehur për dosjen “Partizani” janë ish-kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi si dhe tre persona të tjerë.

Ndaj kreut të PD-së është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “ Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë ”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për “ Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë ”, si dhe “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale ” kryer në bashkëpunim.

Tre të pandehurit e tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Moti nesër, temperaturat deri 35 gradë Celsius
  • 23:38Aksidenti tragjik në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: Jemi të shkatërruar, presim trupin e saj
  • 23:16KEK merr masa pas vdekjes së dy punëtorëve: Formohet Task Forca për Sigurinë në Punë
  • 22:5946 vjeç dhe sërish në futboll! Ronaldinho bën të pabesueshmen në Itali
  • 22:57Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit