Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lladrovci e fton Lirim Mehmetajn dhe panelistët për ballafaqim: Jam i gatshëm të përgjigjem para gjithkujt

GD
Gazeta Demos30 shtator 2025 në 18:49
Lladrovci e fton Lirim Mehmetajn dhe panelistët për ballafaqim: Jam i gatshëm të përgjigjem para gjithkujt

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas publikimit të një audio-incizimi ku përmenden miliona euro dhe prona të Komunës, e ftoi Lirim Mehmetajn për ballafaqim publik.

“E thërras publikisht Lirimin Mehmetaj ta marr audioincizimin e plotë. Përndryshe, do të mbetet i turpëruar. Le të përgatitet mirë. Unë jam i gatshëm. U dalë të gjitha panelistëve dhe jam i gatshëm të përgjigjem para gjithkujt. Nuk shantazhohem. Incizimi është i prerë dhe i sakatuar”, tha Lladrovci në konferencë për media.

Vox Kosova ka publikuar një audio –incizim të Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me biznesmenin, Labinot Halilaj, i cili është edhe kandidat për Asmblenë Komunale të Komunës së Drenasit në Listën “Për Drenasin Kampion”, e themeluar së fundmi nga Lladrovci.Incizimi, që është bërë nga dikush i pranishëm në tavolinë ku po diskutoheshin milionat e metrat katrorë pa leje, besohet të jetë bërë në vitin 2024, mes muajve shtator e nëntor.Bëhet fjalë për ndërtimin e rreth 40 mijë metra katrorë në Komunën e Drenasit.Lladrovci i premton Halilajt edhe lejim të mbindërtimit.

Biseda mes Lladrovcit dhe Halilajt zhvillohet për fitimet e mundshme që dalin nga ky ndërtim. Kryetari i Komunës së Drenasit përpiqet që t’i tregojë se sa milionë është fitimi për tashmë kandidatin e listës së tij për asamble.

Në bisedë vërehet insistimi i Lladrovcit për ta bindur Halilajn se ka leverdi në këtë ndërtim. Në fund të këtij audio-incizimit, Lladrovci shpreh interesimin që edhe vetë ta marrë këtë projekt, i cili thotë se ka përfitim plotë 15 milionë euro.

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun