Në kuadër të fushatës zgjedhore, Ramiz Lladrovci pati dy takime në Kishnarekë dhe Komoran, ku qytetarët në numër të madh morën pjesë dhe diskutuan për 101 arsyet “Për Drenasin Kampion”.
“Me qytetarët ju themi atyre që e lakojnë emrin e Drenasit dhe qytetarëve dinjitoz e me integritet, nuk votohet symbyllur”, ka theksuar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Kishnarekës, Komoranit dhe Zabeli i Epërm, ishin dëshmitarë të prezantimit të kandidatëve Alban Zogajt dhe Edon Nishorit, të cilët janë përfaqësues me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.
