Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra!

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 17:50
Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra!

Në përvjetorin e kalimit në amshim të heroit dhe heroinës së kombit Fehmi e Xhevë Lladrovcit me bashkëluftëtarë, familjarët e dëshmorëve, martirëve, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, me qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe pranë Memorialit të dëshmorëve në Gllanasellë.

Ramiz Lladrovci ka theksuar se “Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra, fati e deshti që gjenerata jonë të marrë hapin historik, hapin e çlirimit nga okupatori, duke qenë të bindur se më e çmuar është liria se jeta”.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Para 28 vitesh, kur fronti për çlirim kishte marrë përmasa të papara deri atëherë kundër okupatorit serb në Kosovë, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po bëhej përcaktuese e çlirimit, Gllanasella u bë vendi ku u përjetësuan heroi dhe heroina e kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Ashtu siç jetuan e vepruan të pandarë, Feha e Xheva ishin të pandarë në vendin dhe kohën e kalimit në lavdinë e përjetshme, u bënë shembull i jashtëzakonshëm dhe trashëgimi heroike për brezat.

Heroi dhe heroina, Feha e Xheva, me jetën dhe veprën e tyre e shkruan dhe përshkruan të drejtën tonë për liri, lavdinë e luftës sonë, me bashkëluftëtarët që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Në këtë ditë përkujtimi, nderojmë dhe përkulemi, para jetës e veprës së bashkëluftëtarëve të tyre që dhanë jetën për liri, Fatime Hetemit, Shefqet Zekës, Behxhet Karaxhës, Milazim Karaxhës dhe Hamit Lladrovcit.

Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra, fati e deshti që gjenerata jonë të marrë hapin historik, hapin e çlirimit nga okupatori, duke qenë të bindur se më e çmuar është liria se jeta.

Lavdi jetës dhe veprës heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Fatimes, Shefqetit, Behxhetit, Milazimit dhe Hamitit!

Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në nderim të dëshmorëve, familjarët, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe qytetarët e shumtë, në veçanti familjarët e dëshmorëve të cilët prehen në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

liriajonëlladrovci

Të ngjashme

Lladrovci në Cyrih, merr pjesë në ndeshjen mes miqve të Ronaldinhos dhe Del Pieros

Lladrovci në Cyrih, merr pjesë në ndeshjen mes miqve të Ronaldinhos dhe Del Pieros

19:50

Më shumë nga Lajme

  • 23:40“Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste
  • 23:13Zemaj sfidon Kurtin: Na jepni vetëm 17 emra të mjekëve të kthyer, jo 171
  • 23:07Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë
  • 22:56Ligji për Specialen ende pa epilog në Kuvend, PDK-ja nuk ka prezantuar ndryshimet konkrete
  • 22:42“Çdo i dyti po mson gjermanisht” | Mjekët e rinj i reagojnë Kurtit për pretendimin e kthimit të 171 profesionistëve: Nuk kemi nevojë për deklarata që e mohojnë realitetin