Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë homazhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.

Lladrovci tha se Nanon e njohu për “vepra të mira për Kosovën dhe demokratizimin e Shqipërisë”.

“Sot, bëra homazhe në Tiranë për ish kryeministrin Fatos Nano, të cilin e njoha për vepra të mira për Kosovën dhe demokratizimin e Shqipërisë. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe dashamirëve të Fatos Nanos! Qoftë i përjetshëm kujtimi!”.