Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lladrovci: Përgjithmonë mirënjohës ndaj kontribuuesve shekullor për liri

GD
Gazeta Demos12 prill 2026 në 19:06
Lladrovci: Përgjithmonë mirënjohës ndaj kontribuuesve shekullor për liri

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vendosur kurora me lule dhe ka bërë nderime në Marinë, te “Memoriali i Dëshmorëve”, në Tërstenik te “Lisat binak” dhe në Kompleksin memorial “Pëllumbat e lirisë” në Negroc, për dëshmorët dhe martirët e Arllatit, Gjergjajt, Llapushnikut, Negrocit dhe Vuçakut.

Postimi i tij në fb:

Në përvjetorin e rënies në altarin e lirisë të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, me familjarë të tyre, veteranë të UÇK-së, qytetarë e bashkëpunëtorë, morëm pjesë në homazhe për nder të jetës dhe veprës së dëshmorëve e martirëve në Marinë, te “Memoriali i Dëshmorëve”, në Tërstenik te “Lisat binak” dhe në Kompleksin memorial “Pëllumbat e lirisë” në Negroc, për dëshmorët dhe martirët e Arllatit, Gjergjajt, Llapushnikut, Negrocit dhe Vuçakut.

Është ditë e mbushur me emocion për atdhedashurinë e tyre, për sakrificën e dëshmorëve e martirëve, është ditë e mbushur me dhimbje për kujtimin ndaj tyre, është ditë krenarie kur kujtojmë e nderojmë më të mirët e kombit, më të devotshmit dhe më të dëshmuarit, atëherë, kur Kosovës i duheshin më së shumti. Përgjithmonë mirënjohës ndaj kontribuuesve shekullor për liri, në veçanti, lavdi e nderim i përjetshëm për çlirimtarët, të cilët i dolën përball armikut mijëra herë më të armatosur dhe më shumë në numër, por, të bindur se liria është më e çmuar se jeta dhe çlirimi vije nga gryka e pushkës.

Nderimi ynë më i madh për dëshmorët dhe martirët e kombit është fuqizimi i shtetit, puna me përkushtim për mirëqenien e të gjithë qytetarëve dhe zbatimin e barazisë para ligjit.

Lavdi të përjetshme për dëshmorët dhe martirët e kombit!Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Ramiz Lladrovci

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Trump: Nuk do të kërkoj falje për luftën me Iranin
  • 23:36Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 23:17Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë