Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lladrovci: Përkrahësit dhe nipat e mi po shqetësohen me telefonata nga familjarët e “dhjetëshes’, i paralajmëroi për denoncim

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 20:07
Lladrovci: Përkrahësit dhe nipat e mi po shqetësohen me telefonata nga familjarët e “dhjetëshes’, i paralajmëroi për denoncim

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nipat e tij janë shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale për shkak të përkrahjes që ia kanë bërë kandidaturës së tij për kryetar të kësaj komune.

Lladrovci përmes një shkrimi në Facebook tha se këto telefonata janë bërë nga familjarët e ‘dhjetëshes’, siç e quan ai.

“Shqetësimi me telefon është vepër e dënueshme. Nuk është kulturë politike as demokratike shqetësimi me telefon dhe tendenca për të imponuar bindjen e keqbërësve. Qytetarët, në mesin e tyre edhe nipat e mi, janë shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale se përse komentojnë dhe më ofrojnë përkrahje publike për kandidaturën time. E kuptoj se telefonatat janë bërë nga paniku prej njërit nga familjarët e “dhjetëshes”, por, nuk është as demokratike e as në kulturën politike kjo metodë e punës”, shkroi Lladrovci.

Tutje ai bëri të ditur se nëse ndodh prapë një telefonatë e tillë, atëherë do t’i njoftojë organet e rendit dhe drejtësisë.

“Nëse ndodh edhe një telefonatë e tillë e shqetësimit dhe presionit, do të njoftohen organet e rendit dhe do të bëj denoncime për këtë pafytyrësi. Shqetësimi me telefon apo mjetet sociale, është vepër e dënueshme. Moti jemi të operuar nga frika!”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 21:01OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit
  • 20:18Virusi i “Nilit Perëndimor” në Kosovë, për 4 vite u regjistruan 18 pacientë
  • 20:13Defekt në rrjetin e ujësjellësit, disa zona në Prishtinë mbesin pa ujë
  • 20:08Protesta e komunave, Sami Lushtaku del me njoftim
  • 19:42​Pritjet në pikat kufitare të Kosovës deri në dhjetë minuta