Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lladrovci: Pozat atdhetare të disa krerëve të shtetit janë artificiale

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2025 në 13:37
Lladrovci: Pozat atdhetare të disa krerëve të shtetit janë artificiale

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në këtë ditë feste, ka bërë një postim të gjatë, ku ka ‘goditur’ disa krerë të shtetit dhe personalitete, se pozat e tyre atdhetare, janë artificiale .

Ai thotë se tri ditë atdhetar në vit, janë të pamjaftueshme për gjendjen në të cilën është vendi.

Lladrovci thotë se kjo datë madhështore, bëhet më provokuese për ata që e synojnë votën me 28 dhjetor.

“Çfarë kemi bërë ndërmjet dy 28 nëntorëve, çka kemi ndryshuar? Kjo datë madhështore, bëhet më provokuese për ata që e synojnë votën me 28 dhjetor, andaj, kapja e vullnetit qytetar me flamurin kuq e zi, duket veprim më i lehtë se dëshmia e punës gjatë një viti apo një mandati nën hijen e këtij flamuri.

Pyes, si një nga ata që nuk i deshti plumbi, çfarë do të duhej të bënim menjëherë që shteti ynë të ishte më i suksesshëm, hapësirë më e lumtur për të rinjtë tanë, hapësirë më optimiste për familjet e Kosovës, shtet më i drejtë, shtet i cili më shpejtë ofron zgjidhje të sfidave, shtet më efikas dhe shtet çfarë e duan të gjithë qytetarët.” – ka shkruar kreu i Drenasit.

Edhe ky 28 nëntor, ai thotë se në Kosovë do të shënohet në situatë jo aq optimiste, “megjithëse festë që bëhet më përfshirëse besa edhe e lidhur ngushtë me fushatën.”

Në fund, Lladrovci shprehet se tri herë në vit atdhetar nuk mjafton, e besa as 365 ditë.

“Mendja ma thotë se tri herë në vit atdhetar, nuk mjafton. Në tri ditët më të shënuara për qytetarët e Kosovës, 28 nëntor, 17 shkurt dhe më 5 mars, nuk mjaftojnë të jemi atdhetar. Madje, edhe 365 ditë atdhetar, është e pamjaftueshme nga gjendja ku jemi.

Atdhetar me vepra – me punë, me efikasitet në përmbushjen e përgjegjësive, gjatë 365 ditëve, na jep shpresë se mund të përmbushim shekullin tonë të jetës, punës dhe atdhetarizmit, duke e bërë Kosovën shtet të denjë, ashtu siç e deshtën ata që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Ashtu e duan edhe heronjtë tanë të luftës dhe paqes, të cilët edhe sot, në këtë ditë të shënuar të kombit, ndodhen në përballje për të drejtën tonë për liri, për pastërtinë e luftës tonë çlirimtare, për rrugën tonë euro-atlantike.

Po, e them me bindje të plotë se nuk mjafton të jesh atdhetar dhe i veshur me ngjyrat e flamurit kuq e zi, vetëm tri ditë të vitit, bile, 365 ditë janë pak!”.

Ramiz Lladrovci

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij