Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lladrovci siguron katër autobusë nga Drenasi për protestën mbarëkombëtare në Tiranë

GD
Gazeta Demos15 tetor 2025 në 19:01
Lladrovci siguron katër autobusë nga Drenasi për protestën mbarëkombëtare në Tiranë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se janë siguruar katër autobusë për qytetarët e Drenasit që dëshirojnë të marrin pjesë në protestën mbarëkombëtare në mbështetje të heronjve të luftës dhe paqes, e cila do të mbahet më 17 tetor 2025, në ora 17:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Tiranë.

“Qytetarë të komunës së Drenasit, ju bëj thirrje atyre që kanë mundësi të marrin pjesë në protestën mbarëkombëtare në mbështetje të heronjve tanë të luftës dhe paqes në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Tiranë, të premten, më 17 tetor 2025, në ora 17:00,” ka shkruar Lladrovci.

Sipas tij, autobusët do të nisen të premten në ora 10:00 nga Stacioni i Autobusëve në Drenas, ndërsa pjesëmarrja do të shërbejë si shenjë solidariteti dhe përkrahjeje ndaj luftëtarëve të UÇK-së që po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

“Protesta është e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe synon sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për drejtësi ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes,” ka shtuar Lladrovci, duke theksuar se proceset në Hagë po karakterizohen nga padrejtësi dhe shkelje të shumta.

Në fund, ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë:

“Si çdo herë, kemi përkrahur drejtësinë dhe kemi besuar në të, por tash kemi obligim të reagojmë ndaj padrejtësisë që po ju bëhet heronjve tanë. Shihemi në Sheshin ‘Skënderbeu’, në Tiranë, të premten, në ora 17:00!”

Ramiz Lladrovci

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Parashikimi i motit për ditën e nesërme
  • 23:20“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Lipjan
  • 22:51“Kurti me vetëdije po i bën komplot institucioneve”, Dardan Krasniqi tregon pse Aleanca nuk shkoi në Kuvend
  • 22:48Përplasje Syla – Hoxha: Pse s’po e gjuni Nagavcin me bojë – nuk e bëj angazhimin tim me të bind
  • 22:47Daka: Nuk jam e çuditur, Kosova prej dy vitesh në kaos politik, ligjor e kushtetues