Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Logopedi Iljasa Fazliu ia mësyn të bëhet shef në QKUK

GD
Gazeta Demos16 nëntor 2026 në 15:10
Logopedi Iljasa Fazliu ia mësyn të bëhet shef në QKUK

Logopedi kosovar Iljasa Fazliu, i arrestuar në nëntor të vitit 2022, ia ka mësyrë të bëhet shef në QKUK.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin e QKUK-së për verifikimin paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin e shpallur më 8 tetor.

Logopedi Fazliu ka konkurruar për pozitën "Shef i Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK", i cili në këtë konkurs publik i ka edhe dy kundërkandidatë, Zahide Rraci dhe Granit Haliti.

Fazliu ishte ndaluar pas publikimit të një audio-incizimi ku dëgjohej duke fyer një fëmijë në ordinancën e tij private në Gjilan.

Në atë kohë, ai mbante pozitën e ushtruesit të detyrës së shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK, nga e cila ishte larguar pas publikimit të rastit.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Fazliut i kishte ngritur aktakuzë për veprën penale “Trajtimi i pa ndërgjegjshëm mjekësor”.

Në nëntor të vitit 2024, Gjykata e kishte shpallur të pafajshëm, duke nxjerrë aktgjykim lirues.

Megjithatë, nuk dihet nëse ka ndonjë vendim të mëvonshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit ndaj tij.

fazliuqkuklogopedi

Më shumë nga Lajme

  • 15:20Ndalet për 48 orë zyrtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohet se krijoi dosje fiktive për regjistrimin e një prone
  • 15:11Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
  • 15:03Zbulohet pse dështoi takimi në Athinë për “Prishtina 2030”(Letra)
  • 15:01Fruthi vazhdon të përhapet në Kosovë, 336 raste të konfirmuara për shtatë muaj
  • 14:57Ky është gjyqtari i Speciales që do të vendosë në gjyqin e dytë të Thaçit