Zhvillime të reja kanë ndodhur mbrëmjen e sotme lidhur me kërkimet për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, krim që tronditi opinionin publik më 25 tetor.
Sipas Sinjalit, i dyshuari është lokalizuar sonte, më 27 tetor, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar, pasi paraprakisht të ketë mundësinë të bisedojë me familjarët e tij.
Sipas këtyre burimeve, Sylaj ka komunikuar me vëllain e tij përmes interfonit, duke i kërkuar që t’i mundësohen dhjetë minuta për të folur me familjen para se të dorëzohet.
“Vetëm 10 minuta të flas me familjen”, mësohet të ketë qenë kërkesa e tij gjatë këtij komunikimi.




