Qeveritë nga Kosova dhe Belgjika nga sot kanë marrëveshje dypalëshe për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale.
Nënshkrimet në këtë marrëveshje i kanë vënë ministrja kosovare e Drejtësisë, Donika Gërvalla e homologia e saj nga Belgjika, Annelies Verlinden.
Gërvalla ka thënë se kjo marrëveshje pritet ndër të tjera të rrisë ndjeshëm efikasitetin në luftimin e krimit transnacional, dhe njëkohësisht, thotë se krijon bazën ligjore për themelimin e grupeve të përbashkëta hetimore dhe përfshin dispozita të avancuara për ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, shkëmbimin e provave dhe informatave, si dhe marrjen e dëshmive përmes videokonferencës, në përputhje me praktikat më moderne ndërkombëtare.
