Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lumir Abdixhiku konfirmon unitetin e LDK-së për Vjosa Osmanin

GD
Gazeta Demos9 maj 2026 në 13:40
Lumir Abdixhiku konfirmon unitetin e LDK-së për Vjosa Osmanin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka miratuar vendimin e Kryesisë përmes Këshillit të Përgjithshëm që në garën e ardhshme zgjedhore Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës dhe kandidate për Presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku të jetë kandidat për Kryeministër. Në listë do të përfshihen edhe 110 kandidatë për deputetë të propozuar nga degët e partisë.

Abdixhiku tha se ky vendim përfaqëson një moment të rëndësishëm për partinë dhe synon një platformë të gjerë politike e zhvillimore.

“Dhe në këtë drejtim, të ofrojmë një platformë zhvillimore, të brendshme, integruese jashtë, që i kthen dinjitetin politikës kosovare dhe përfaqësimit të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, ju ftoj dhe juve dhe gjithë qytetarët, mbështetësit tanë, që nesër në ora 18:00, në sallën AMC, të bëni pjesë të tubimit të bashkimit, në adresimin e parë që Vjosa dhe unë do t’ua bëjmë mbështetësve tanë për këtë garë të ardhshme”, tha ai.

Ai shtoi se në mbledhje ka mbizotëruar atmosferë bashkëpunimi dhe përpjekje për unifikim të brendshëm.

“Ishte atmosferë pozitive, ishte frymë bashkëpunimi, ishte frymë përbashkimi. Siç e kam thënë, po përpiqemi deri të martën që të bëjmë bashkimin e të gjithë atyre që duan të jenë pjesë e kësaj gare dhe në këtë drejtim s’kemi përjashtime për askënd. Do të kemi një listë përfaqësuese të zgjeruar”.

Sipas Abdixhikut, LDK-ja po hyn në një moment që ai e quajti historik për subjektin politik.

“Pra, është një momentum historik për LDK-në, këtë duhet ta kuptoni. Dhe po përpiqem edhe unë që në këtë momentum t’i afrojmë të gjithë, pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi. Kemi një shtëpi të madhe, kemi qëllim shumë të përbashkët, kemi një momentum historik që s’na vjen shpesh dhe besoj që do t’ia dalim me sukses”, thotë ai.

I pyetur për renditjen në listë, Abdixhiku konfirmoi pozicionin e Osmanit si bartëse.

“Zonja Osmani do të jetë bartëse e listës sonë, pra listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe do të jetë e 20-ta në listën përfaqësuese të LDK-së. Ndarja do të jetë proporcionale sa i përket renditjes brenda listës; janë çështje teknike që tash sekretariati i LDK-së i trajton me kohë”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 12:53Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, i zëvendësojnë ministrat dhe zëvendësministrat
  • 12:40Abdixhiku: Partitë pajtohen për tekstin e Deklaratës për vendimin e Speciales
  • 12:25A jeni i gatshëm sërish për president? – përgjigjet Fatmir Sejdiu
  • 12:18Prokuroria dhe Policia me aksion në Isniq të Deçanit – Gjenden bimë narkotike të kultivuara, arrestohen dy persona
  • 12:03Ambasadori gjerman uron Kurtin: Detyra të rëndësishme ju presin, dialogu me Serbinë esencial