Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu sonte ka folur në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Presidentit.
Ajo në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se LDK-ja nuk voton pa një marrëveshje politike.
“Këtu kërkohet një marrëveshje politike, LDK-ja nuk voton pa marrëveshje poltike, sepse ne e kemi numrin e deputetëve, kemi qëndrimet tona”, tha ajo.

