Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka thënë se nuk ka informata nëse ndokush nga partia e tij është kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Gjatë deklarimit të tij para mediave, Lushtaku tha se është për keqardhje që vendi do të zhvillojë katër palë zgjedhje brenda vitit.
