Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar lidhur me procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si jodemokratik dhe të papajtueshëm me frymën kushtetuese të vendit.
Sipas Lushtakut, në skenën politike kanë ekzistuar mundësi dhe alternativa për një proces më gjithëpërfshirës dhe konsensual për zgjedhjen e presidentit. Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka treguar vullnet që presidenti të zgjidhet në një formë të mirëfilltë kushtetuese.
“Ne kemi dhënë mundësi dhe alternativa për zgjedhjen e presidentit, por VV nuk ka dashur që kjo të bëhet në përputhje me procedurat dhe frymën kushtetuese,” deklaroi Lushtaku për Kanal10
