Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

GD
Gazeta Demos14 qershor 2026 në 22:47
LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë ka reaguar pas publikimit të një statusi në rrjetet sociale, në të cilin Xhevrie Ademi, për të cilën u tha se është aktiviste e LVV-së, ofendoi Rifat Jasharin, vëllain e ish-komandantit simbol të UÇK-së, Adem Jasharit, pasi ai u pa duke qëndruar me Sami Lushtakun, kryetarin e Skënderajt.

Përmes një reagimi publik, LVV-ja ka theksuar se dënon dhe distancohet plotësisht nga gjuha, përmbajtja dhe deklaratat e bëra në atë postim, duke shtuar se personi që e ka shkruar reagimin nuk është anëtare e kësaj partie dhe nuk përfaqëson strukturat apo qëndrimet e saj.

“Familja Jashari është themel i kujtesës sonë kombëtare dhe simbol i sakrificës sublime për lirinë e Kosovës”, thuhet në reagim.

Reagimi:

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Fushë Kosovë denon dhe distancohet plotësisht nga gjuha, përmbajtja dhe deklaratat e publikuara në statusin e shpërndarë në rrjete sociale, ku ofendohet dhe cenohet dinjiteti i familjes Jashari.

Personi që ka shkruar këtë reagim nuk është anëtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nuk përfaqëson strukturat tona dhe qëndrimet e saj nuk janë, në asnjë rrethanë, qëndrime të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Familja Jashari është themel i kujtesës sonë kombëtare dhe simbol i sakrificës sublime për lirinë e Kosovës.

Emri i Komandantit Adem Jashari, i familjes Jashari dhe i të gjithë dëshmorëve të kombit gëzon respektin e mbarë popullit shqiptar, përtej bindjeve politike, përtej dallimeve partiake dhe përtej çdo debati të ditës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! beson se debati publik duhet të zhvillohet me dinjitet, përgjegjësi dhe respekt ndaj vlerave mbi të cilat është ndërtuar liria jonë. Gjuha fyese, denigruese dhe përçarëse nuk i shërben as qytetarit, as demokracisë, e aq më pak kujtimit të atyre që dhanë gjithçka për Kosovën.

Ne mbesim të përkushtuar ndaj vlerave të lirisë, drejtësisë dhe respektit institucional e kombëtar, duke e konsideruar familjen Jashari si një nga shtyllat më të shenjta të historisë sonë të re.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Fushë Kosovë

VV

Më shumë nga Lajme

  • 09:46Kryeziu - Çitakut: Për çfarë uzurpimi po flisni kur Kurti ka marrë dyfishin e votave të PDK-së?
  • 09:21Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”
  • 09:20PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00
  • 09:05Rriten sërish çmimet e karburanteve, këto janë tarifat maksimale për sot
  • 09:03Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit