Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Majori i Kosovës përfundon me sukses kursin prestigjioz për paqëruajtës në Japoni

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 12:25
Majori i Kosovës përfundon me sukses kursin prestigjioz për paqëruajtës në Japoni

Majori i Ushtrisë së Kosovës, Driton Haxhiaj, ka përfunduar me sukses Kursin për Komandantët e Kontingjenteve në Operacionet Paqeruajtëse, një trajnim ndërkombëtar që synon përgatitjen e oficerëve për drejtimin e kontingjenteve në misionet paqeruajtëse.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Japoni, e cila përmes një njoftimi publik i shprehu urimet oficerit të Ushtrisë së Kosovës për këtë arritje profesionale.

“Urime Majorit të Ushtrisë së Kosovës, Driton Haxhiaj, për përfundimin me sukses të Kursit për Komandantët e Kontingjenteve në Operacionet Paqeruajtëse (PKOCCC), të zhvilluar sot në Qendrën Japoneze për Trajnim dhe Kërkim në Operacionet Paqeruajtëse (JPC), në Tokio, Japoni”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada vlerësoi se përfundimi me sukses i këtij kursi përbën jo vetëm një sukses personal për majorin Haxhiaj, por edhe një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të Ushtrisë së Kosovës.

“Kjo është një arritje e rëndësishme profesionale dhe një kontribut i vlefshëm për forcimin e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës në misionet ndërkombëtare të paqes”, theksohet më tej në njoftim.

Kursi për Komandantët e Kontingjenteve në Operacionet Paqeruajtëse (PKOCCC), i organizuar në Qendrën Japoneze për Trajnim dhe Kërkim në Operacionet Paqeruajtëse (JPC) në Tokio, është një program i specializuar që synon përgatitjen e oficerëve për udhëheqjen e forcave në operacionet shumëkombëshe të paqes, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Përfundimi me sukses i këtij programi nga një oficer i Ushtrisë së Kosovës dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të vendit në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe në forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë dhe paqeruajtjes.

Më shumë nga Lajme

  • 18:32Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare
  • 18:32Abdixhiku pret delegacionin francez, diskutojnë për forcimin e partneritetit dhe integrimin e Kosovës në BE
  • 18:24Protesta e studentëve, Krasniqi: Historia nuk mund të ndahet nga kujtesa e brezave
  • 18:23Katër ditë në kërkim, gjendet gruaja nga Kaçaniku
  • 18:22Çfarë parasheh nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Specialen?