Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, thotë se sot po fillojmë një rrugëtim të ri për Republikën tonë.
Manaj thekson se vetëm së bashku mund të ndërtojmë një shtet për të gjithë, institucione që i shërbejnë qytetarëve dhe një Kosovë me dinjitet, drejtësi dhe shpresë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, veprimtarë dhe struktura rugoviste anë e mbanë Kosovës dhe në mërgatë, Sot po fillojmë një rrugëtim të ri për Republikën tonë.
Ju drejtohem ju që më keni mbajtur gjithmonë në këmbë – mbështetja që më ka çuar drejt fitoreve të mëdha dhe besimi që sot më jep guximin të vazhdoj përpara. Unë e njoh peshën e sakrificës dhe nevojën për një shtet që u shërben qytetarëve.
Gjatë gjithë rrugëtimit tim, në çdo detyrë që kam mbajtur – në institucionet qendrore, në Kuvend, në institucione të pavarura dhe si Nënkryetar i Prishtinës – kam qenë aty ku ka qenë më e vështirë, në vijën e parë: për qytetarët, për ligjin, dhe për interesin publik. Kam qenë aty
