Prokuroria në Prizren është vënë në lëvizje pas dyshimeve për manipulim të votave në këtë komunë. Manipulim të votave ka pasur edhe në komuna të tjera.
Kryeprokurori Petrit Kryeziu ka bërë të ditur se ka autorizuar Policinë e Kosovës për të identifikuar personat përgjegjës, të sigurojë prova duke përfshirë edhe nënshkrimet e tyre.
Rinumërimi i votave ka nxjerrë një model manipulimi që është përdorur në të gjitha komunat: në Prizren më së shumti kanë përfituar kandidatët e Prizrenit, në Kaçanik ata të Kaçanikut e në Podujevë kandidatët e po kësaj komune. Mospërputhjet janë shënuar brenda listave zgjedhore dhe jo te votat e partive. E, një kandidat ka humbur ulësen në Kuvend, të cilën e pati fituar bazuar në rezultatet e para.
Rinumërimi i deritanishëm i votave ka prodhuar ndryshime në përbërjen e Kuvendit. Jashtë tij ka mbetur ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal dhe kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka.
