Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Maqedonci paralajmëron blerje tjera nga kompania turke prej së cilës Kosova u furnizua me dronët e famshëm “Bayraktar”

GD
Gazeta Demos24 korrik 2025 në 15:45
Maqedonci paralajmëron blerje tjera nga kompania turke prej së cilës Kosova u furnizua me dronët e famshëm “Bayraktar”

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar nga Turqia blerje të tjera në të ardhmen nga kompania turke “Baykar”, prej së cilës Kosova është furnizuar me dronët e famshëm “Bayraktar” .

Maqedonci ka bërë me dije se gjatë vizitës së tij në Turqi është takuar me Haluk Görgün, Udhëheqës i Sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, me të cilin kanë shqyrtuar planet për të ardhmen dhe mundësitë e vazhdimit të prokurimit me kompani si Baykar, si dhe shumë të tjera.

“Vizita në Panairin e Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) ishte një mundësi e shkëlqyer për të parë nga afër risitë që këto kompani ofrojnë, të cilat janë thelbësore për përmirësimin e aftësive të ushtrisë sonë. Faleminderit për mbështetjen e deritanishme, dhe jam i entuziazmuar për projektet e përbashkëta që na presin në të ardhmen! 🤝”, ka shkruar Maqedonci.

Kosova ka blerë dronët Bayraktar TB2 në vitin 2023.

Bayraktar (Flamurtar) është një dron relativisht i lirë, që për herë të parë ka fluturuar më 2014.

Dronët e tillë, të llojit TB-2, përdoren nga ushtritë e disa shteteve dhe janë dërguar edhe në Ukrainë për të ndihmuar forcat e Kievit që të luftojnë kundër pushtimit rus.

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër