Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Maqedonci pret homologun zviceran, theksohet rëndësia e diasporës dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Zvicrës

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 12:16
Maqedonci pret homologun zviceran, theksohet rëndësia e diasporës dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Zvicrës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë, Shemsi Syla, dhe Sekretari i Përgjithshëm i MM-së, Gafurr Dugolli, pritën në takim Kancelarin Federal dhe Ministrin e Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit të Zvicrës, Martin Pfister, të shoqëruar nga delegacioni i tij.

Ministri Maqedonci theksoi rolin kyç të diasporës sonë në Zvicër si një urë lidhëse mes dy vendeve, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zhvillimin e vendit tonë.

“Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve dhe edukimit ushtarak – një hap i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Gjithashtu, ministri Maqedonci informoi homologun zviceran për arritjet e FSK-së ndër vite dhe theksoi rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, si garanci për stabilitetin e qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të dy ministrat u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke konfirmuar përkushtimin e ndërsjellë për një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme.

Më shumë nga Lajme

  • 12:49Nëse ligji i ri hyn në fuqi, Cali e Pjetër Shala kthehen në Kosovë për vuajtje të dënimit – detaje tjera të propozuara për Specialen
  • 12:49Osmani në Vjenë: Rruga evropiane e Kosovës është pjesë e identitetit tonë
  • 12:16OVL-UÇK kërkon mburojë ligjore për ish-krerët e UÇK-së: Të ndalohet rihapja e rasteve të gjykuara
  • 12:15Gazetari Mentor Gjergjaj zgjidhet në krye të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës
  • 12:14Kandidati i vetëshpallur për president në Austri: Do të rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë