Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Maqedonci: Siguria forcohet përmes diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 20:20
Maqedonci: Siguria forcohet përmes diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë si folës në edicionin e 12-të të Shkollës Diplomatike për Diplomatë të Rinj, të organizuar nga Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës, ku ka diskutuar me diplomatë të rinj nga vende të ndryshme të Evropës, Azisë, Afrikës dhe Amerikave.

Gjatë bashkëbisedimit, Maqedonci ka trajtuar ndërlidhjen ndërmjet diplomacisë dhe mbrojtjes, sfidat bashkëkohore të sigurisë, rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, siguria nuk ndërtohet vetëm përmes kapaciteteve ushtarake, por edhe përmes diplomacisë, institucioneve të qëndrueshme dhe partneriteteve ndërkombëtare.

Ministri ka theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet anëtare të NATO-s, zhvillimit të industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të Programit Gjithëpërfshirës të Mbrojtjes, si pjesë e angazhimeve për forcimin e sigurisë së vendit.

Maqedonci ka vënë në pah edhe rolin e diplomatëve të rinj në ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve, forcimin e mirëkuptimit dhe promovimin e paqes e të stabilitetit.

Ai ka theksuar se siguria është përgjegjësi e përbashkët dhe bëhet më e qëndrueshme kur diplomacia, institucionet e mbrojtjes dhe partneritetet ndërkombëtare veprojnë në mënyrë të koordinuar.

maqedoncisiguriapërmes

Të ngjashme

Maqedonci rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO në takimin me zyrtaren e Aleancës

Maqedonci rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO në takimin me zyrtaren e Aleancës

21:03

Më shumë nga Lajme

  • 20:46DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore
  • 20:45Dhuna nuk ndalet, protestuesit arrijnë të hyjnë në Ministrinë e Financave, thyhen edhe xhamat e KQZ
  • 20:45Konjufca priti ambasadorin e Posaçëm të Omanit, diskutohen mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, sidomos ekonomik
  • 20:26“Spektakël” fishekzjarrësh në Bulevard, protestuesit hedhin mjete plasëse, policia tenton t’i largojë me ujë
  • 20:26Protestat e dhunshme, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e saj: Shmangni zonat e rrezikshme, rrisni vigjilencën