Studentët protestues shqiptarë në Maqedoni sot kanë paralajmëruar se kërkesa e studentëve të juridikut nuk do të përmbyllet vetëm me kërkesën e tyre për hyrje në provimin e jurisprudencës, por edhe me krejt telashet e studentëve të tjerë të fakulteteve të tjera të cilët po ashtu nuk lejojen që t’i japin provimet e tyre profesionale për licenca pune ne gjuhën shqipe por detyrohen nga autoritetet t’i japin ato në gjuhën maqedonase.
Studenti i fakultetit të juridikut dhe një ndër organizatorët e kërkesave dhe protestës së muajit të kaluar, Mevlan Ademi, tha se kolegët shqiptarë të fakulteteve në psikologji, mjekësisë, arkitekturë, të ekonomisë, e kështu me radhë, nuk lejohen nga autoritetet që të hyjnë në provimet në gjuhën shqipen por vetëm në gjuhën maqedonase, për licencat përkatëse për ushtrimin e profesioneve të tyre.
“Bëhet fjalë për një kaos për një të drejtë kombëtare. Besoj se të gjithë duhet të jemi të bashkuar, jo vetëm profesorët, por çdo shtresë e shoqërisë pasi që kjo të gjithëve në tangon. Nga një problematikë tematike u shndërrua në një debat të hapur për përdorimin e gjuhës shqipe në mënyrë zyrtare në institucionet në republkën e Maqedonisë së Veriut. Edhe kjo realisht duhet edhe të jetë pika e jonë. Edhe unë besoj se këtu edhe do të bazohet protesta e jonë kryesisht, se nuk jemi vetëm ne studentët e drejtësisë që e kemi këtë problem,” tha Ademi.
Ai në një përgjigje renditi dhe sqaroi problemet e njëjta që kolegët e fakultetëve të tjera i kanë njëjtë sikur vet Ademi e studentët e tjerë shqiptarë të fakulteteve të juridikut. Ai filloi me kolegen Hava Nasufi, e cila po ashtu është një ndër organizatorët e protestave në mbështetje të studentëve të juridikut.
“Hava është studente në psikologji, por për të marrë specializimin e licencave të veta, (ajo) i ka provimet në gjuhën maqedone”, tha mevlani,për të vazhduar pastaj me të tjerë studentë të degëve të tjera. “Studentët në mjekësi, provimin verbal që e japin për të marrë licencën e marrin në bazë të gjuhës që e flet komisionari; studentët e arkitekturës licenca për urbanizëm provimin në gjuhën maqedone; studentët e ekonomisë licencat për kontabilist, për punë me letra me vlerë, për auditor, e të gjitha të tjera provlme janë vetëm në gjuhën maqedone,” sqaroi studenti Ademi.
Ai tha se për këto arsye faktike tash e tutje kërkesat dhe protestat e studentëve, përfshirë edhe e paralajmëruara për 18 Maj, do të jenë edhe për krejt degët e tjera të fakulteve ku studentët shqiptarë nuk lejojen të japin provimet e licenave në gjuhën shqipe, por detyrohen nga autoritetet përkatëse të hyjnë në to përmes gjuhës maqedonase.
“E tash të zgjidhim një problem tematike, e të lëjmë të gjithë kolekët anësh, që na ndihmuan, do të na ndihmojnë e janë krah nesh në këtë, është e padrejtë,” tha Ademi.
