Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Maqedonia e Veriut paralajmëron taksë për të pamartuarit

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 21:34
Maqedonia e Veriut paralajmëron taksë për të pamartuarit

Përballë rënies shqetësuese të natalitetit dhe shtimit negativ të popullsisë, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka propozuar një masë të pazakontë: vendosjen e tatimeve shtesë për personat që nuk janë të martuar.

Ai theksoi se kjo ide po shqyrtohet me seriozitet nga qeveria, me synimin që të inkurajohen të rinjtë të martohen dhe të kenë më shumë fëmijë, për të ndalur trendin alarmues të zbrazjes së vendit.

“Këtu seriozisht mendojmë për vendosjen e tatimeve shtesë për të pamartuarit. Të nderuar, nuk ka asgjë më të shenjtë se jeta, dhe nuk ka asgjë më të trishtë nga ajo që sot shteti ynë ngadalë po zbrazet. Por gjithashtu, nuk ka asgjë më të guximshme sesa populli që zgjohet. Për këtë themi, koha është për të ardhmen, për shtetin ku do të lindin më tepër fëmijë. Këtë e kemi imperativ kryesor, më shumë të rinj të hyjnë në martesë dhe të lindin më tepër fëmijë”, tha Mickoski.

Ai e cilësoi rritjen e lindjeve si prioritet kombëtar, duke përmendur statistikat e vitit 2024 ku u shënuan 16.061 lindje dhe 20.201 vdekje – një deficit natyror prej 4.140 banorësh në vetëm një vit. Në katër vitet e fundit, RMV-ja ka humbur mbi 33 mijë banorë.

Më herët, qeveritë e udhëhequra nga VMRO-DPMNE kanë aplikuar masa të ndryshme për të rritur natalitetin. Gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit, u aplikuan pagesa mujore për nënat e papuna për fëmijën e tretë dhe të katërt: 130 euro për të tretin deri në moshën 10-vjeçare dhe 183 euro për të katërtin deri në moshën 14-vjeçare.

Por këto skema u hoqën nga Qeveria në vitin 2018 dhe u zëvendësuan me një ndihmë të njëhershme financiare për çdo lindje, pavarësisht statusit social: 80 euro për fëmijën e parë, 325 euro për të dytin dhe 975 euro për të tretin.

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona