Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

GD
Gazeta Demos19 prill 2026 në 23:11
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe Prizrenin. Ky aks rrugor, ndër vite ka qenë zotim qeveritar, ndërkohë që dikasteret e transportit të Shkupit dhe Prishtinës zyrtare, që në vitin 2024 nënshkruan një marrëveshje për bashkëfinancim të projektit për tunelin i cili parashihet të ketë një gjatësi prej 6.4 kilometrash.

Rruga Tetovë–Prizren po hyn në një fazë të re realizimi. Për këtë vit, Ministria e Transportit ka siguruar 2 milionë euro nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” për hartimin e projektit kryesor, duke nënvizuar se ky dokumentacion është parakusht për të përcaktuar koston e saktë dhe afatet e punimeve për këtë aks rrugor strategjik që lidh dy vendet përmes një tuneli të përbashkët.

“Për vitin 2026, nga buxheti i Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore janë siguruar 2 milionë euro për projektimin kryesor dhe tani shumë shpejt duhet të hapet tenderi për projektim. Më vjen keq që duhet ta them këtë, por patjetër duhet ta kalojmë pjesën e projektit kryesor. Pa projekt, ne nuk mund të dimë saktë sa do të kushtojë, sa do të zgjasin punimet, si do të realizohet e gjithë kjo”, ka deklaruar Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë së Veriut.

Komuna e Tetovës tashmë ka prezantuar trasenë e rrugës nga Tetova deri te vendi ku planifikohet të hapet tuneli, duke vënë në pah se punimet në terren kanë filluar.

“Do të jetë nga rruga Tetovë–Kodra e Diellit, kthesa mbi Shipkovicë deri në dalje të Shipkovicës. Pjesa tjetër e rrugës Tetovë–Prizren do të jetë traseja e rrugës ekzistuese, vetëm do të bëhet zgjerimi i saj”, ka thënë Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Rruga Tetovë–Prizren është premtim ndër vite. Madje në janar të vitit 2024 mes dikastereve të transportit Maqedoni e Veriut–Kosovë është nënshkruar edhe një marrëveshje për bashkëfinancim të projektit për tunelin i cili parashihet të ketë një gjatësi prej 6.4 kilometrash

Rmw

Më shumë nga Lajme

  • 15:33Komandanti i FSK-së takon udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë
  • 15:25Rama nga Brukseli: Dua e do protestën, unë dua Dua Lipën, ajo është këngëtare, jo Papa
  • 15:25KRU “Gjakova” shkyç konsumatorin me mbi 1.270 euro borxh
  • 15:07Ligji për Specialen, Tahiri: Pse s'procedohet në Kuvend, s’është dokument i NASA-s
  • 14:58Kurti paralajmëron 5 diga të reja, kërkon që bujqësia të mos mbështetet vetëm me subvencione