Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Maratona sot bllokon disa rrugë në Prishtinë e Fushë-Kosovë

GD
Gazeta Demos20 shtator 2026 në 08:16
Maratona sot bllokon disa rrugë në Prishtinë e Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, do të ketë bllokime të qarkullimit në disa rrugë në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, për shkak të organizimit të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2026”.

Sipas Policisë, nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës do të ndërpritet qarkullimi në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë, në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te kyçja në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kufizime do të ketë edhe në segmente të tjera rrugore, përfshirë një pjesë të autostradës, raporton Klankosova.tv.

Për të shmangur vështirësitë në komunikacion, Policia ka përcaktuar disa rrugë alternative.

Ngasësit nga Peja drejt Prishtinës udhëzohen të kalojnë përmes Sllatinës, Magurës dhe Lipjanit, ndërsa ata nga Peja e Fushë-Kosova mund të shfrytëzojnë rrugën përmes Sllatinës, Bardhit të Vogël dhe Kuzminit.

Ndërkaq, për udhëtimet nga Prishtina ose Veterniku drejt Pejës dhe Aeroportit rekomandohet itinerari Prishtinë-Lipjan-Rufc i Ri-Poturoc-Magurë-Aeroport.

Për ngasësit nga Mitrovica drejt Pejës ose Aeroportit, Policia rekomandon shfrytëzimin e autostradës nga Mazgiti në drejtim të Shkupit, e më pas rrugën përmes Lipjanit, Rufcit të Ri, Poturocit dhe Magurës.

“Transporti publik (autobusët) në relacionin Prishtinë - Fushë-Kosovë -Aeroport dhe në drejtim të Pejës, nuk duhet të qarkullojnë në këtë rrugë gjatë kohës së garës, por të përdorin rrugët alternative të përmendura më sipër”, thuhet në njoftim.

rrugëprishtinëfushë-kosovë

Të ngjashme

Aksion kundër narkotikëve në Prishtinë, kapen tre persona

Aksion kundër narkotikëve në Prishtinë, kapen tre persona

19:38
Arrestohen pesë persona në Prishtinë për narkotikë, sekuestrohen mbi 570 gramë kokainë dhe marihuanë

Arrestohen pesë persona në Prishtinë për narkotikë, sekuestrohen mbi 570 gramë kokainë dhe marihuanë

13:55
Nis protesta gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për Arlinda Zekajn

Nis protesta gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për Arlinda Zekajn

11:08
Autobusi godet për vdekje një këmbësore në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Autobusi godet për vdekje një këmbësore në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

09:26

Më shumë nga Lajme

  • 23:40“Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste
  • 23:13Zemaj sfidon Kurtin: Na jepni vetëm 17 emra të mjekëve të kthyer, jo 171
  • 23:07Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë
  • 22:56Ligji për Specialen ende pa epilog në Kuvend, PDK-ja nuk ka prezantuar ndryshimet konkrete
  • 22:42“Çdo i dyti po mson gjermanisht” | Mjekët e rinj i reagojnë Kurtit për pretendimin e kthimit të 171 profesionistëve: Nuk kemi nevojë për deklarata që e mohojnë realitetin