Ka vazhduar marshi i protestës në Prishtinë në kërkim të drejtësisë për gratë e vrara në Kosovë, ku po marrin pjesë qytëtarë të shumtë, përfshirë familjarë të Arlinda Zekajt.
Nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ata kanë marshar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, ku një prej krerëve që kërkohet dorëheqja pas vrasjes së Arlinda Zekajt është edhe udhëheqja e këtij dikasteri, Donika Gërvalla.
“Jepni dorëheqje” janë thirret e tyre, me të mbërritur para objektit të Ministrisë së Drejtësisë.




