Sot në Prishtinë do të mbahet “Marshi për Liri”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në prag të shpalljes së verdiktit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Rreth këtij aktiviteti, ka reaguar kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili tha se i mirëpresin të gjithë qytetarët e Kosovës, të marshojnë së bashku.
Për ta lehtësuar pjesëmarrjen e qytetarëve, Rama njoftoi se transporti urban si dhe parkingu te Pallati i Rinisë, do të jenë sot pa pagesë.
"PRISHTINA MIRËPRET TË GJITHË QYTETARËT NË MARSHIN PËR LIRI! Kryeqyteti gjithmonë do të mbetet shtëpia e dinjitetit dhe e zërit për drejtësi. Sot, transporti urban në Kryeqytet ështa FALAS! Parkingu te Pallati i Rinisë, Falas! Mirë se vini në Prishtinë!", ka shkruar ai.