Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Marta Kos dënon glorifikimin e kriminelëve të luftës pas funeralit të Ratko Mlladiçit

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 16:37
Marta Kos dënon glorifikimin e kriminelëve të luftës pas funeralit të Ratko Mlladiçit

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka dënuar në Parlamentin Evropian glorifikimin e kriminelëve të luftës në Serbi, pas funeralit të ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç.Duke hapur debatin mbi funeralin dhe përballjen me krimet e luftës, Kos tha se pamjet nga ceremonia ishin “shumë shqetësuese” dhe dëshmojnë, sipas saj, për vështirësitë e Serbisë në përballjen me të kaluarën.

“Glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit është i papajtueshëm me vlerat evropiane dhe nuk ka vend në BE”, deklaroi Kos, duke theksuar se Serbia ka një rol dhe përgjegjësi të rëndësishme në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.Ajo kritikoi veçanërisht pjesëmarrjen në funeral të ministrave, zyrtarëve dhe përfaqësuesve të ushtrisë serbe, së bashku me drejtues dhe politikanë të Republikës Srpska, të cilët nderuan Mlladiçin.

Sipas Kos, është e pakuptueshme që një person përgjegjës për krime të rënda të prezantohet si hero. Ajo u bëri thirrje autoriteteve serbe dhe aktorëve të tjerë në rajon të kontribuojnë në pajtim dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.Megjithatë, komisionerja evropiane theksoi se veprimet e shfaqura në funeral nuk përfaqësojnë të gjithë shoqërinë serbe. Ajo tha se ka marrë mesazhe nga qytetarë të Serbisë dhe të rajonit që kundërshtojnë glorifikimin e kriminelëve të luftës dhe duan një Serbi të lirë, demokratike dhe evropiane.

“Dinjiteti i viktimave të gjenocidit dhe krimeve të luftës nuk mund të negociohet”, deklaroi Kos, duke shtuar se Evropa nuk kërkon që Serbia të mohojë identitetin apo historinë e saj, por një përballje të ndershme me të kaluarën.Kos garantoi se Komisioni Evropian do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Serbisë, duke nënvizuar se pajtimi dhe respektimi i vlerave evropiane mbeten thelbësore për procesin e integrimit.

luftëskriminelëveglorifikimin

Më shumë nga Lajme

  • 16:09Valë e madhe ndryshimesh në Policinë e Kosovës, konfirmohen emërimet e reja
  • 16:09Dyshohet se rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, kapet në Prishtinë
  • 16:07Protesta e studentëve, tensione përpara Ministrisë së Arsimit
  • 15:58Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, diskuton me përfaqësues të NATO-s dhe Gjermanisë për kërcënimet ruse
  • 15:52Arrestohet një person i përfshirë në rrjet ndërkombëtar të kontrabandimit me migrantë