Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Marta Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, mbështesim objektivin për vitin 2027

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 19:04
Marta Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, mbështesim objektivin për vitin 2027

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përgëzuar Shqipërinë për mbylljen e një tjetër kapitulli në negociatat e anëtarësimit në BE, duke e cilësuar këtë një arritje të rëndësishme në rrugën drejt integrimit.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Luksemburg, Kos theksoi gjithashtu rëndësinë e reformave, mbështetjes për bizneset shqiptare.

“Disa zakone janë të vështira ti heqësh. Shqipëria është një nga kryesuesit e këtij progresi mbresëlënës që po arrijmë sot. Falë punës së madhe dhe mbështjetjes së vendeve anëtare po mbyllim një tjetër kapitull negocioues, kapitulli i 20 për sipërmarrjet dhe politikat industriale që ka të bëjë me ndihmën për bizneset shqiptare, që të rriten dhe të zhvillohen e të krijojnë më shumë vende pune.”, tha ajo.

Ndërkaq, Kos ka rikonfirmuar mbështetjen e BE-së për objektivin e Shqipërisë për mbylljen e të gjithë kapitujve negociues deri në fund të vitit 2027.

“Përgëzoj institucionet shqiptare për një tjetër arritje. Shqipëria i ka vënë vetes objektivin ambicioz për të mbyllur të gjithë kapitujt negociues deri në fund të vitit 2027 dhe ne e mbështesim këtë. Por për të arritur këtë gjë Shqipëria duhet të vazhdojë të japë rezultate sidomos për themeloret, dhe kjo punë duhet të përfshijë të gjithë, qeverinë, opozitën, shoqërinë civile dhe qytetarët sepse anëtarësimi në BE është një projekt kombëtar.”, tha ajo.

Kos ka shtuar se po përgatiten për një Bashkim Evropian më të gjerë dhe po hedhin hapat e nevojshëm për të bërë këtë gjë realitet.

“E ardhmja e Shqipërisë është në BE, dhe së bashku me ju kryeministër po e bëjmë këtë gjë realitet dhe progresi i sotëm e sjell atë të ardhme një hap më pranë drejt realizimit”, tha Marta Kos.

objektivin2027marta

Më shumë nga Lajme

  • 19:56Paralajmëron Limaj: Brenda dy vjetësh kemi zgjedhje
  • 19:31Studiuesi francez: Manipulimi rus kundër Kosovës nisi menjëherë pas shpalljes së pavarësisë – Dick Marty ishte një idiot i dobishëm
  • 19:30Bajrami: Mbi 60% e projekteve kapitale kanë pasur 0% realizim deri në qershor
  • 19:15Limaj ia dhuron Jupollit emblemën e UÇK-së
  • 19:10Tirana në kaos – zjarre në rrugë dhe dëme në biznese gjatë protestës studentore