Sot në Tiranë po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes.
Në fjalimin e saj hapës, komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos dha rezultatet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, dhe shprehu se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë performuar më mirë gjatë, ndaj dhe do të shpërblehen me më shumë fonde.
Konkretisht Mali i zi realizoi 94% të reformave dhe do të marrë 81 milionë euro, Shqipëria realizoi 80% dhe do të marrë 185.6 milionë euro, ndërsa RMV realizoi 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milionë euro, raporton Tch.
“Do të hyjmë në 4 vjeçarin e fundit të planit të rritjes. Plani u përpilua për të mbështetur reforma ekonomike që ndihmojnë për anëtarësimin.
Deri tani 3 shtete kanë përparuar, ndërsa 3 shtete të tjera




