Policia e Kosovës ka njoftuar se vazhduar marrjen e masave ndaj kundërvajtësve në komunikacion për rajonin e Pejës.

Sipas njoftimit, forcat e rendit kanë njoftuar se plani operativ ka për qëllim parandalimin e aksidenteve, me theks të veçantë ato me mjete motorike si motoçikleta dhe katërçikleta.

“Ku për këto ditë të muajit gusht (2026) ka kontrolluar, legjitimuar dhe më pas i ka proceduar për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion 171 ngasës të këtyre mjeteve, ku disa nga këto mjete edhe janë konfiskuar.”, thuhet në njoftim.Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, apelon tek qytetarët që shfrytëzojnë mjete të ndryshme për transport, të kenë kujdesin maksimal në respektim të ligjit gjegjësisht shenjave në komunikacion.