Analisti dhe gazetari Halil Matoshi ka reaguar pas vendimit të Presidentes Vjosa Osmani, për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare me datë 28 dhjetor .
Përmes një postimi në Facebook, Matoshi u shpreh se Osmani ka braktisur rolin e saj kushtetues.
“Presidentja Osmani, me vetëdije të plotë âsht shndërru në notere të Albin Kurtit dhe nuk po e mbështetë atë pavetëdije, siç konstatoi gabimisht një gazetar. Zonja Osmani tue harru vetëpërmbajtjen institucionale dhe unitetin e popullit që përfaqëson, në vend të Kushtetutës kosovare e ka adoptue Programin e Lëvizjes Vetëvendisje dhe po i jep zâ ‘agitpropit’ nga zyra e Dejona Mihalit.”, ka shkruar Matoshi.
