Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Matoshi: Nëse qytetarët duan organizatë leniniste që t’ua rrezikojë lirinë – le ta votojnë VV-në me 51 për qind

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2025 në 20:42
Matoshi: Nëse qytetarët duan organizatë leniniste që t’ua rrezikojë lirinë – le ta votojnë VV-në me 51 për qind

Sot dështoi formimi i qeverisë së re, me Glauk Konjufcën si mandatar për kryeministër.Ai dështoi t’i marrë votat e nevojshme, teksa mori vetëm 56 sosh, aq sa kishte marrë edhe Albin Kurti.

Tani, duket se opsioni i vetëm janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.Por, a do të jenë ato zgjidhja?

Analisti politik, Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kurti e VV kishin shkruar se mund të marrin pushtetin dhe të qëndrojnë në pushtet vetëm në gjendje të jashtëzakonshme, porse ky plan u dështoi.“Albin Kurti dhe partia e tij e të kuqve, në një udhëzues partiak të parimeve të organizatës kanë shkruar: “Lëvizja Vetëvendosje mund të marrë pushtetin dhe të qëndrojë në pushtet vetëm në gjendje të jashtëzakonshme”, porse plani i tyre nisi të dështojë me 9 shkurt!? Që nga 15 prilli Kurti e sfidoi sistemin dhe durimin qytetar duke e mbajtur vendin në gjendje permanente jokushtetuese”, është shprehur ai.

Sipas Matoshit, zgjedhjet e rikthejnë Kosovën në legalitet dhe nëse qytetarët e duan një organizatë leniniste që t’ua rrezikojë lirinë e fituar me gjak, atëherë le ta votojnë Vetëvendosjen me 51 për qind.“Zgjedhjet janë shans që Kosova të rikthehet në legalitet, e për këtë vendos sovrani. Nëse qytetarët kosovarë duan që një organizatë leniniste t’ua rreknejë rendin kushtetues dhe t’ua rrezikojë lirinë e fituar me një shekull përpjekje e gjak, pra lë ta votojnë Partinë e Kurtit me 51%!? Më pak nuk zinet!? Ose krejt ose asgjë – vendos qytetaria kosovare”, ka deklaruar Halil Matoshi./

Halil Matoshi

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit