Seanca e fundit gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nuk u zhvillua wepër shkak se nuk ka pasur kushte për mbajtjen e saj. Ishte planifikuar të dëgjohej një dëshmitar i propozuar nga Prokuroria, mirëpo se i njëjti nuk ka pasur mundësi të jetë i pranishëm në këtë seancë.
Ndryshe Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nga 45 të akuzuarit sa janë gjithsej për këtë sulm terrorist në krye me kriminelin Milan Radojiçiq, akuzohen për kryerje të veprave terroriste, sulm në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Përveç tre të akuzuarve që janë duke u gjykuar nga drejtësia kosovare, 42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radojiçiqin, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.